Ariana Grande bën tatuazh për nder të viktimave të Manchesterit

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 08:21 | Nga

Ariana Grande ka zbuluar tatuazhin e saj të bërë për nder të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar gjatë koncertit të saj në Manchester Arena, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 24-vjeçare bëri një bletë pas veshit të saj të majtë.

Bleta është një emblemë e Manchester, duke simbolizuar të kaluarën e qytetit.

Derisa këngëtarja ishte duke performuar, një sulm terrorist vrau 22 persona në maj të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme