Ariana Grande flet për sulmin në Manchester

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 15:48 | Nga

Ariana Grande ka folur në detaje për herë të parë në lidhje me sulmin që ndodhi në Manchester Arena, gjatë koncertit të saj vitin që shkoi.

“Ka shumë njerëz që kanë përjetuar dhimbje dhe humbje të tilla. Të proceshosh këtë ngjarje kërkon kohë”

Këngëtarja amerikane e ka përshkuar këtë sulm si më të keqen e njerëzimit.

“Muzika do të duhej të ishte gjëja më e sigurt në botë. Mendoj se kjo është arsyeja pse më rëndon aq shumë çdo ditë. Do të doja të kisha mundësi të bëja diçka më shumë për ta rregulluar këtë”

Majin që shkoi 22 persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar, pas sulmit me bombë në koncertin e Grande në Manchester.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme