Ariana Grande kryeson me shtatë nominime në MTV EMA

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ariana Grande kryeson në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së çmimeve në MTV European Music Awards me shtatë nominime, ndërsa Billie Eilish është menjëherë pas saj me gjashtë.

Këngëtarja 26-vjeçare garon për çmimin prestigjioz Best Artist, por do të ketë konkurrencë të fortë nga Taylor Swift, Shawn Mendes, J Balvin dhe Miley Cyrus, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu do të garojë për çmimin Best Video për Thank U, Bext, Best Song për 7 Rings, Best Pop, Best Live, Best Act (Home Region) dhe Biggest Fans.

Dhe derisa Billie është një emër relativisht i ri në industrinë e muzikës, ajo gjithashtu është e sigurt se do të shijojë sukses në ceremoni, e cila do të zhvillohet më 3 nëntor (19) në Sevillë, Spanjë.

Përveç se garon për Best Song për hitin e saj Bad Guy, Billie do të garojë në kategorinë Best New Artist kundër Lil Nas X, Lizzo, Ava Max, Lewis Capaldi dhe Mabel.

Si ylli i hitit Old Town Road, Nas, ashtu edhe Shawn gjithashtu garojnë për gjashtë çmime, ndërkohë që ky i fundit është nominuar së bashku me bashkëpunëtoren dhe të dashurën e tij Camila Cabello në kategorinë më të mirë të kolaborimit për këngën Senorita ku garon edhe Bebe Rexha. Nas gjithashtu do të garojë në atë kategori, me hitin e tij botëror Old Town Road. Bebe Rexha garon edhe në kategorinë Best World Stage.

Ylli latin Balvin garon për pesë nominime, ndërsa Taylor dhe Lizzo të dy nga katër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme