Ariana Grande paralajmëron albumin e ri “Sweetener”

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:26 | Nga

Ariana Grande ka thënë se dëshiron të sjellë dritë në jetët tona përmes albumit të saj të ri, në intervistën e saj të parë që nga sulmi në Manchester.

Ajo nuk ka folur drejtpërdrejtë për sulmin me bombë, megjithatë është parë tejet emocionale kur komediani Jimmy Fallon ka diskutuar për këtë gjë gjatë intervistës.

Ylli i popit paralajmëroi publikimin e albumit “Sweetener” për këtë verë.

“Ky album është për ndriçimin e situatave të ndryshme, që të sjellësh dritë në jetën e dikujt, apo për dikë që sjellë dritë në jetën tuaj. Ëmbëlsim i situatave”

24 vjeçarja gjatë kësaj interviste nuk ka dhënë më shumë detaje rreth inspirimit për këtë album.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme