Ariana Grande thyen rekord në Spotify

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme me të momentit në botë.

Bëhet fjalë për Ariana Granden, e cila po vazhdon të korr suksese në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

“Thank U, Next” është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotify që kaloi 100 milionë dëgjime.

Zeshkania këngën e publikoi në fillim të muajit nëntor dhe rrëfen marrëdhëniet me ish të dashurit,
Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.

Kjo ka bërë që të thyej edhe rekordin e Taylor Swiftit, si kënga më e dëgjuar të një artisteje në një ditë të vetme me 9.6 milionë dëgjime.

Ndryshe, Grande është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme