Arif Vladi, sërish merret me Adelinën: E akuzon për bashkëpunim me Serbinë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari shqiptar, Arif Vladi, ka folur sot në Frontal rreth debatit që ai është përfshirë për këngën që e ka interpretuar vetë “Marshin e UÇK-së”.

Ai ka mohuar zërat se është paguar për këtë këngë për çka ka folur Adelin Ismaili. “Vetëm një të dalë që ta vërtetojë se ka më ka dhënë pare për këtë këngë, do të ishte surprizë shumë e madhe për opinionin publik”, ka thënë Vladi në Frontal.

Ai ka thënë se këto gjëra po i nxisin disa këngëtar që kanë një të kaluar jo shumë të lavdishme.

“Po tua bësh vetingut, disa kolegëve të mi në Kosovë, dalin bashkëpunëtor të regjimit të vjetër”, ka thënë Vladi që gjithë jetën, siç tha ai, më dëshirë i ka kënduar Kosovën.

Madje ia ka thënë se është në gjendje të ofrojë 10 mijë euro për ta ndihmuar realizimin e filmit për UÇK-në. 

Të ngjashme