Arilena Ara e preferuara e të gjithëve, e para në votimet e fansave

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara është një nga këngëtaret më favorite për të fituar Eurovizionin. Të paktën kështu duket deri tani nga votimet e ndjekësve. Ajo ka lënë në vend të dytë Spanjën me 29.52% të votave dhe Republikën Çeke me 9.94% të votave.

Për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson e të tjerë kanë realizuar projektet e tyre.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.

Të ngjashme