Arilena Ara në studio për projektin e ri muzikor

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

ëngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, duket se ka nisur përgatitjet për këngën e re.

Kjo në bazë të një postimi që ka ndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, ku duket se është në një studio muzikore.

Artistja nga Shkodra, e cila shquhet për zërin e veçantë, siç tregon së shpejti do të rikthehet me këngë të re.

“Unë do të jem këtu sot dhe çdo ditë në vijim”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe menaxherin e saj, Popi Kolën, me të cilin dyshohet se është në një lidhje dashurie.

Sidoqoftë, reagimet e fansave ishin të menjëhershme në hapësirën për komente të cilët duket se mezi po presin për prurjen e radhës të 22 vjeçares.

Arilena në fund të vitit të kaluar sollin projektin e ri e njëherësh të fundit “A i sheh”, në bashkëpunim me kantautorin Alban Skënderaj.

Kënga e dyshes së famshme u mirëprit dhe mblodhi miliona klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme