Arilena Ara nesër publikon albumin e ri “Pop Art”

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara mbetet një prej artisteve më të njohura shqiptare e cila vlerësohet për zërin unik.

Këngëtarja e talentuar prej kohësh ka nis paralajmërimin e albumit të ri për të cilin po punon prej kohësh.

Ndërsa, tani pritjet së fansave të saj të shumët po i vije fundi, pasi këngëtarja nga Shqipëria ka treguar kohën e publikimit.

Përmes një postimi në Instagram, Arilena ka njoftuar se albumi i saj i ri “Pop Art” publikohet nesër (6 nëntor).

“Rriteni volumin dhe bëhuni gati të vallëzoni me albumin “Pop Art”, sepse qëllojani çfarë, publikohet nesër!!! Jam shumë e entuziazmuar”, ka shkruar Arilena në mbishkrimin e postimit, duke bërë të ditur se albumi do të lansohet në të gjitha platformat.

Të ngjashme