Arilena Ara shkëlqen në fustan elegant

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara është një prej artisteve që njihet për zërin unik dhe talentin e padiskutueshëm në muzikë.

Por, këngëtarja e mirënjohur krahas angazhimeve me projekte muzikore dhe koncerte, një pjesë të kohës ia kushton edhe palestrës rezultatet e të cilës vërehen në linjat e saj joshëse të trupit.

Kjo gjë është dëshmuar edhe në paraqitjen e radhës të këngëtares në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram.

Në fotografit e fundit, këngëtarja bionde shihet tërë shkëlqim, e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë me detaje guri dhe material të tejdukshëm.

E njohur për thjeshtësinë e saj, Arilena kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë, ndërsa flokët i la të lëshuara mbi supe.

Në anën tjetër nuk munguan as komplimentet për dukjen e saj nga ana e adhuruesve të saj të shumtë.

Të ngjashme