Arilena Ara sjell klipin e këngës “Fall From The Sky”

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara do e përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision 2020” me këngën “Fall From The Sky”, por që për shkak të pandemisë u anulua ky festival.

Por kjo këngë po vazhdon të marrë vëmendje të madhe dhe të zë vend të veçantë në faqet rozë kjo pasi këngëtarja i ka bërë edhe klip kënges që në shqip ishte quajtur “Shaj”.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me Michael Blue, Robert Stevenson, Sam Schummer, kurse për kompozimin është përkujdesur Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkoski.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në platformën YouTube.

Të ngjashme