Arilena e quan baba menaxherin e saj me të cilin thuhet se është në lidhje

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Prej kohësh kanë dalë fjalë se këngëtarja e njohur Arilena Ara dhe menaxheri i saj Popi po përjetojnë një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Ata ndajnë foto dhe momente të bukura bashkë, ku shihen mjaft të afërt duke na bërë të mendojnë që janë të dashuruar.

Madje dhe deklaratat që i dedikojnë njëri-tjetrit janë mjaft të ndjera dhe romantike, por së fundmi Arilena ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratën e fundit për Popin.

Ajo publikon një foto ku shihet duke e puthur atë në faqe i thërret atij “Baba”.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari i thërras Baba”, ka shkruar Arilena.

Kjo deklaratë na bën të mendojmë se aludimet për një lidhje mes tyre nuk kanë qenë të vërteta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme