Arilena performancë drithëruese, publiku e kthen 3 herë në skenë

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Një nga kandidatet për të fituar Festivalin e këtij viti, Arilena Ara, ka kënduar këngën e saj “Shaj”, në finalen e “Festivalit të Këngës”.

Ajo ka patur një performancë drithëruese e në fund u duartrokit fort nga publiku. Madje publiku e riktheu 3 herë në skenë Arilenën.

“Faleminderit, ju jeni gjithë dashuria, ju jeni fitorja ime. Faleminderit! Përulem para jush”, tha Arilena dhe u largua mirëpo publiku filloi të brohoriste më fort.

Alketa e thirri sërish në skenë Arilenën ndërsa këngëtarja e përlotur u shpreh: “Faleminderit shumë, gjithçka doja ishte kjo”.

Publiku nuk u ndal dhe thërriste vazhdimisht emrin e Arilenës, aq sa Alketa u detyrua ta thërriste për të tretën herë.

Të ngjashme