Arilena sjell versionin anglisht të “Nëntorit”

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Arilena Ara vitin e kaluar solli këngën “Nëntori” në festivalin “Kënga Magjike”, këngë kjo e cila u pritë mirë nga publiku dhe mori çmimin e tretë në këtë festival.

Suksesi i saj vazhdoi me pushtimin e top listave në vendet ballkanase, duke arritur të bëhet edhe ndër më të kërkuarat e aplikacionit “Shazam” në shtetet si: Rumani, Bullgari dhe Rusi.

Për të gjithë fansat që e duan pafund këtë këngë, dhe për ata të popujve të tjerë që s’e kanë kuptuar tekstin e saj, Arilena vendosi që të sjell “Nëntorin” me klip në versionin anglisht, të titulluar “I’m sorry”.

Kompozitori i këngës mbetet po i njëjti, Darko Dimitrov, ndërsa teksti kësaj radhe është shkruar nga Menno Reyntjes, ndryshe nga versioni shqip, të cilin e kishte shkruar Lindon Berisha.

Arilena vjen mjaft atraktive kësaj here në klip, i cili është punuar me përkushtim nga MAX Production.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme