Arjola Demiri pozon me rrobat me dizajn të ushtrisë: Flasin mirë, flasin keq – unë e marr si benefit

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjet atraktive.

Së fundmi, Demiri është shfaqur mjaft joshëse në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar e veshur në rroba me dizajn të ushtrisë, në të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

“Ti nuk mund të më shohësh, unë kam veshur kamuflazh”, shkroi aktorja tropojane në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi edhe një imazh tjetër ku shihej teksa shijonte jetën e natës në kryeqytet.

Të ngjashme