Armela iu përgjigjet akuzave se përdori Photoshop

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 23:12 | Nga

Janë të shpeshta akuzat e ndjekësve në rrjetet sociale se personazhet e njohur përdorin Photoshop-in për të modifikuar fotot e tyre.

Edhe Armela e Big Brother 9 nuk ju ka shpëtuar kritikave të fansave të saj, ku e akuzojnë se në një foto në pishinë ka përdorur Photoshop-in. Bukuroshja e Big Brother 9 ka reaguar më pas përmes një fotoje të postuar në Instastory, ku ironizon të gjithë ata që kanë shkruar se fotoja është modifikuar.

“Tani nuk hedhim dot foto në qoftë se pllakat nuk janë të rregullta. Duhet të mbajmë përgjegjësi edhe për nivelin e pllakave”, shkruan Armela bashkangjitur fotos.

Në fakt ndodh që pllakat nuk janë në nivelin e duhur, por edhe Photoshop-i i deformon paksa ato. Nuk dimë se kë të besojmë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme