Armina Mevlani bëhet romantike…

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, është një ndër femrat shqiptare më të komentuara në showbiz. Me daljet e saj publike apo edhe me postimet që bën në rrjetet sociale, ajo di gjithmonë sesi të tërheqë vëmendjen.

Ditën e sotme, Armina ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet një çift i përqafuar në mes të shiut. Ky është një fragment i shkëputur nga filmi “Breakfast at Tiffany’s” i prodhuar gjatë vitit 1961.

Këtë foto kaq romantike të çiftit, Armina e komenton me fjalët: “Ai momenti”, duke e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.

Mevlani herë pas here publikon foto me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, ku tregon se marrëdhënia e tyre shkon shumë mirë dhe i bën dedikime të ndryshme.

Të ngjashme