Arnold Schwarzenegger ndërton 25 shtëpi për veteranët e luftës

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger ka dhuruar 250,000 dollarë për të siguruar 25 shtëpi të vogla për veteranët e luftës në SHBA.

Njësitë e banimit, të cilat do të kenë një dhomë të vogël, shtretër dhe ngrohje, do të ndihmojnë që veteranët të largohen nga rrugët, raportoi Sky News.

“Kjo është dhurata më e madhe e Krishtlindjeve!”, ka thënë ai.

Ai shtoi se të gjithë kanë fuqi të bëjnë diçka për dikë gjatë festave të Vitit të Ri dhe se ndihma nuk duhet të jetë e madhe.

“Vetëm disa minuta nga koha juaj do të thotë shumë për dikë”, shtoi ai.

Aktori tha se borxhi ndaj tij “për vendin e tij, që do të thotë gjithçka për të” e bën atë të “ndihet mirë”.

Të ngjashme