Arrestohen personat që sulmuan fizikisht Feron

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 15:56 | Nga

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona për sulm ndaj reperit gjilanas Fero.

Arjanit Sjarina, reperi që dyshohet se rrahu Feron mbrëmjen e së hënës së bashku me disa shokë të tij janë arrestuar sot nga policia.


Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje.

“Janë arrestuar katër persona për rastin lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20 mars 2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka arritur qa nga të arrestuarit të konfiskojë një shkrepse në formë të armës”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.

https://www.instagram.com/p/BglRNbbgCfX/?taken-by=ferofera

Reperi i ri që është pjesë e On Records mohoi të jetë rrahur “shumë” në një video ku në prapavijë shihet menaxheri i tij, Met Elshani, i cili nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

Fero besohet se i është kthyer punës në studio dhe ai ka deklaruar se do të duhet një bombë nukleare për ta ndalur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme