Arrestohet këngëtari R. Kelly

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kelly u arrestua në Chicago pas akuzave për krim seksual.

Bëhet e ditur se këngëtari u arrestua për trafikim seksual në New York dhe për tentime që të ndikojë edhe në Atlanta. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së enjtes teksa ishte duke e shëtitur qenin.

Deri tek ky hap erdhi pas 13 akuzave të drejtuara kundrejt tij, ku përfshihet edhe pornografia me fëmijë dhe pengimi i akuzave për drejtësi.

Kelly është përballur me akuza abuzimi, manipulime dhe takime të papërshtatshme me vajza dhe të mitura për më shumë se dy dekada.

Në muajin shkurt, ai u përballë me 10 akuza të rënda për abuzime seksuale, ku përfshihen katër viktima, prej të cilëve prokurorët thanë se ishin tre vajza të mitura.

Akuzat përfshijnë periudhën kohore nga viti 1998 e deri me 2000.

Për të gjitha këto Kelly atëkohë u deklarua jofajtor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme