Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”, shkruan Demokracia.com.

Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se Morina ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar.

Ajo ishte dënuar më 6 vite burgim nga Gjykata e Qarkut të Kukësit.

Kujtojmë se Fjolla prej disa kohësh është në arrati, pasi u largua nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

Të ngjashme