Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut, kapet me mina dhe drogë në makinë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i prezantueses së njohur televizive Alketa Vejsiu u arrestua një ditë më parë nga policia.

29-vjeçari Indrit Vejsiu u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, ndërsa po qarkullonte me një mjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit uniformat blu konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Mësohet se Vejsiu nuk është një person me precedentë penalë, dhe nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla me sfond kriminal.

Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme