Arsyeja pse Bella qesh rrallë në foto

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 23:37 | Nga

Bella Hadid ka pranuar që kur pozonte, shmangte qeshjen, për një kohë të gjatë. “Ndonjëherë nuk ndihem mirë të qesh para kamerës”, ka thënë për The Guardian. “M’u desh deri këtë vit që ta kuptoja me të vërtetë fytyrën time.”

Por fotot e saj serioze nuk zbulojnë sa e e afërt ose e gëzueshme është, ka thënë ajo. “Ndonjëherë njerëzit më takojnë dhe thonë: ‘Je shumë ndryshe nga ç’mendonim.’ Njerëzit gjithmonë më thonë që dukem cinike apo tallëse në media sociale, por mua më pëlqen shumë të njihem me njerëz të rinj”.

Hadid preku edhe temën e pranisë në këto media dhe si, ngjashëm me motrën e saj Gigi Hadid, ajo ka mësuar të bëhet më pak e hapur.

“Në fillim, isha shumë besuese”, tha ajo. “Tani kam bërë një hap pas. Kështu, postoj gjëra që janë personale, por jo shumë personale, gjëra që ende e kanë atë lloj mundësie për të parë në jetën time…por mendoj që duhet të kem një farë kontakti. Nuk e di. Është një temë shumë e çuditshme. Ndonjëherë ndihesh e mbiekspozuar. Mendoj që nuk duhet të jenë shumë njerëz duke parë te i njëjti person në mënyrë të pandërprerë”.

Ajo ka folur edhe për përvojat më të këqija në këto media. “…Kur ti bëhesh pjesë e lajmeve. Është një vend ku nuk më pëlqen të jem”.

Megjithatë, mësuam që mungesa e buzëqeshjes, ishte një fazë kalimtare sa të kuptonte që edhe ndryshe, ka kuptim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme