Arsyeja pse u bë tullace Eliza Hoxha (Foto)

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 15:25 | Nga

Menjëherë pas publikimit të disa fotografive nga Eliza Hoxha në rrjetin e saj social Instagram, u përhap si lajm se ajo është bërë tullace.

Në fotot e postuara, Eliza ka vendosur që flokët e saj t’i mbuloi me taktikën e veçantë që në vete përmban grimi profesional, dhe kjo nuk është bërë pa arsye.

Në të vërtetë, ajo nuk i ka hequr flokët dhe arsyeja pse Eliza Hoxha erdhi si tullace është realizimi i një video spoti nën kompozimin e Florent Boshnjakut, e që ka për qëllim përkrahjen e personave të prekur me kancer.

Regjisorja e këtij klipi, Burbuqe Berisha për lajmi.net ka treguar se ky klip mban moton ‘Ecjen ti vazhdo’ dhe po realizohet në kuadër të organizatës ‘Jeta Vita’ nën udhëheqjen e Nafije Latifit.

eliza 1elixa 2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme