Arta Bajrami dhe Don Arbas arrijnë gjysmë milioni klikime me “Pse mu”

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, javë më parë solli një duet me vëllain e saj, këngëtarin dhe kompozitorin, Don Arbas.

“Pse mu” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë dhe i ka rikthyer dyshen në stilin e dikurshëm të baladave të famshme të Artës.

Kënga është pëlqyer në masë të madhe nga publiku dhe në vetëm pak javë ka arritur shifrën e afro gjysmë milion klikimesh në kanalin YouTube.

Edhe në hapësirën për komente vërehet se pritjet kanë qenë të mira nga fansat, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen vëlla e motër që u rikthyen sërish në duet.

“Pse mu” është një prodhim i vet Don Arbas, gjersa për tekstin është kujdesur tekstshkruesi i njohur nga Shqipëria, Endrit Mumajesi – MUMA.

Foto: Arta Bajrami/YouTube

Projekti muzikor është kompletuar edhe me klip nga BUG Productuion, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft të veçantë.

Arta Bajrami përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte muzikore, duke prodhuar vazhdimisht prurje të reja për fansat e saj. /Telegrafi/

Të ngjashme