Arta Bajrami paralajmëron projektin e ri muzikor

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Arta Bajrami është një prej këngëtarja shqiptare më të dashura dhe më të suksesshme.

Këngëtarja e njohur prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore, ndërsa mbetet aktive me projekte të ndryshme.

Së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arta ka njoftuar fansat e saj se është në përgatitje të këngës së re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Krijuesja e shumë në postim bashkëngjiti edhe disa imazhe nga xhirimet e klipit të projektit, ku shihet e veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, teksa shkëlqente me dukjen.

“Kënga e re, së shpejti”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e fotove, që u pasuan nga komentet e shumta të fansave të saj.

Këngëtarja gjithashtu bëri të ditur bashkëpunëtorët e saj në këngën e re, për muzikën u kujdes vëllai i saj, Don Arbas, teksti nga Arsim Bunjaku, ndërsa klipi u realizua nga “Bug Production”.

Kujtojmë që kënga e fundit e Artës mban titullin “Aksesor”, që u lansua në korrik të vitit të kaluar.

Të ngjashme