Arta Elezaj thekson linjat trupore me veshjen e ngushtë, bën për vete fansat me imazhet e fundit

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Bukuroshja e njohur, Arta Elezaj, vazhdon të jetë shumë e komentuar në publik për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, të cilat kanë marrë sërish vëmendjen e publikut.

Elezaj këtë herë ka pozuar në një veshje sportive të ngushtë, të cilat kanë theksuar linjat e saj trupore.

Në njërën nga fotografitë e publikuara, ajo u kujdes që hapësirë t’iu japë edhe të pasmeve të saj të formësuara.

“Dil atje dhe jeto pak”, shkroi bukuroshja me prejardhje nga Klina në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Një detaj tjetër interesant që iu ka bërë përshtypjen ndjekësve të saj është modeli i flokëve të drejta, pasi prej vitesh ajo është identifikuar si bukuroshja kaçurrele e hit-serialit “O Sa Mirë”.

Të ngjashme