Arta Kabashi sjell këngën e re “Let It Go”

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Peja, Arta Kabashi, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar projektin e ri muzikor.

Ajo kësaj radhe ka bashkuar forcat me reperin e njohur rumun, Robert Cristian, projekti i të cilëve mban titullin “Let It Go”.

Kënga është “Deep House”, në të cilën bukuroshja shqiptare këndon në gjuhën angleze dhe vjen me një interpretim të shkëlqyer.

“Faleminderit Robert Cristian që më ka ftuar në këtë këngë të mahnitshme”, ka shkruar në postimin e saj të ndarë me ndjekësit në llogarinë zyrtare, Instagram.

Ky është bashkëpunimi i parë i Kabashit për tregun ndërkombëtar, ndërsa presim të shohim se çfarë do na sjellë në vazhdim.

Projekti në fjalë është lansuar edhe në kanalin zyrtar të ‘musicTap’ në YouTube dhe në platformat e tjera si: Spotify, Deezer etj.


Arta është mjaft e angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore, gjersa shquhet për interpretimet ‘live’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme