Arta Nitaj merr vëmendje me paraqitjen atraktive nga pushimet në New York

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Arta Nitaj mbetet një prej femrave më të komentuara shqiptare si për karrierën e saj, po ashtu edhe për jetën private.

Duke qenë se ndiqet nga një numër I madh personash në rrjetet sociale (vetëm në Instagram 314 mijë ndjekës), Arta sjell vazhdimisht imazhe që nuk kalojnë pa vëmendje.

Bukuroshja pejane këtë fundviti ka vendosur të shijojë pushimet në New York, nga ku edhe së fundmi postoi imazhe.

Nitaj u paraqit tejet joshëse, e veshur në një fustan të shkurtër me lule, dekolte të hapur dhe mëngë lëshura poshtë krahëve.

Arta i la të lira flokët më formë valëzimi, teksa i gjithë fokusi ishte te format e saj atraktive, për të cilat edhe njihet.

“Më gjej nën pemën e Krishtlindjeve”, ka shkruar Arta Nitaj, teksa pranoi komplimente nga ana e fansave, për dukjen plot stil.

Ndërkohë, kujtojmë që fama e Artës erdhi nga paraqitja në serialin vendosur “O sa mirë”, teksa ajo numëron edhe disa projekteve tjera, kryesisht paraqitja në videoklipet e artistëve vendor.

Të ngjashme