Arta Nitaj shfaq format e bujshme trupore, teksa ushtron në palestër

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër personat më me influencë në estradën shqiptare, që shumë prej fansave e marrin shembull stilin e jetesës së saj.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Arta Nitaj, e cila vazhdon të mbetet nga më të kërkuarat në fushën e modelingut.

Një sukses të tillë ajo e ka arritur përmes linjave të bujshme trupore, të cilat i ka arritur përmes ushtrimeve të shumta.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Arta është shfaqur nga palestra, duke u bërë gati për t’u stërvitur.

“Në gjum i lehtë para ushtrimeve”, ka shkruar ajo në njërin prej imazheve.

Para pesë ditësh, bukuroshja zuri faqet kryesore të faqeve rozë, për shkak të paraqitjes së saj ekstravagante për ditëlindjen e 23-të.

Të ngjashme