Arta Nitaj vazhdon të sjell video provokuese në TikTok dhe imazhe atraktive në bikini nga pushimet

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë fotografitë provokuese.

Së fundmi, Nitaj i bëri sërish për vete ndjekësit me një video atraktive në rrjetin social TikTok, ku shihej duke vallëzuar në bikini

E njëjta më pas ka publikuar në InstaStory edhe disa imazhe tjera në bikini nga pushimet, duke vënë në pah linjat trupore.

Në një nga fotografitë e fundit, modelja me prejardhje nga Peja dukej tejet tërheqëse e veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë.

Ajo ngacmoi imagjinatën e fansave me dekoltenë e ngushtuar, duke vënë në dukje pak nga gjoksi i saj atraktiv.

Arta shquhet për postime të tilla në rrjetet sociale, përmes së cilave rrëmben çdo herë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Të ngjashme