Artistët që u bënë të famshëm pas vdekjes

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 09:00 | Nga

Artistët janë gjithmonë disa vite përpara kohës në të cilën jetojnë dhe për këtë arsye puna e tyre vlerësohet nga të gjithë brezat.

Por, ka pasur edhe artistë që nuk janë vlerësuar kurrë nga bashkëkohësit, madje janë përbuzur kur kanë qenë gjallë, ndërsa sot vlerësohen më shumë se kushdo tjetër, raporton tch.

Më poshtë do të mund të njiheni me 8 artistë të mëdhenj që nuk i kanë shijuar kurrë lëvdatat që kanë marrë.

Vincent Van Gogh (1853-1890) – Gjatë jetës ishte një piktor i dështuar dhe i varfër. Shiti vetë 2 nga 2000 pikturat e tij, ndërsa sot veprat e tij kushtojnë miliona dollarë;

El Greco (1541-1614) – Domenikos Theotokopoulos nuk u qas si piktor i oborrit mbretëror në Spanjë. Puna e tij përqeshej, por duke nisur nga shekulli XIX Spanja nisi të mburrej me pikturat e tij;

Henry Darger (1892-1973) – Stili i këtij piktori nuk u vlerësua sa ishte gjallë. Një pikturë e tij u shit 750 000 dollarë pas vdekjes;

Johannes Vermeer (1632-1675) – Holandezi hëngri bukë me pikturat, por nuk vuri dot kurrë pasuri të mjaftueshme prej tyre, transmeton tch. Sot, 34 veprat e tij shiten në ankand për shifra marramendëse;

Claude Monet (1840-1926) – Transformoi pikturën franceze, por puna e tij nuk u vlerësua siç duhej. Sot, nëse kërkoni një pikturë të Monet, duhet të paguani nga 8 deri në 80 milionë dollarë;

Paul Gauguin (1848-1903) – Shok i ngushtë i Van Gogh-ut dhe me fat të njëjtë. Vetëm pas vitit 1940 u vlerësuan pikturat e tij;

Henri de Toulouse-Lautrec (1864-1901) – Vetëm pas vdekjes së piktorit francez pikturat e tij nisën të shiteshin për mijëra dollarë;

Georges-Pierre Seurat (1859-1891) – Teknika e tij u përqesh nga kritika, por sot një pikturë e francezit nuk mund të blihet nën 1 milion dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme