Artistët reagojnë për tubimet politike: Për fushata s’ka virus

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Tubimet e partive kanë nxitur reagimin e artistëve.

Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi të shumta nga vende të ndryshme të Kosovës, ku shihet numër i madh i qytetarëve të pranishëm në tubime.

Kjo gjë ka bërë që artistët të reagojnë, ngase dasmat nuk po lejohen, e në tubime të tilla ‘harrohen’ masat.

Xeni, Milot Llalloshi, Milot Hasangjekaj, Sevdai Radogoshi dhe Asim Gashi, janë disa prej emrave që reaguan lidhur me tubimet e partive.

“Sigurt s’jan mbi 30 persona, per fushata ska virus!!!”, ka shkruar Miloti.

Ndërsa, Asimi shkroi “Neve artistave sna mbetet gje tjeter, perpos ti rikujtojme #tubimet tona. P.s spo shprehem me shume, po numroj deri ne 10-te”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme