Artistët shprehin ngushëllime pasi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë nga Covid-19

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e madhe e estradës shqiptare sot (e premte) kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

Kësaj radhe yjet kanë shprehur ngushëllime për aktorin e mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima, i cili ndërroi jetë.

Aktori ishte në gjendje të rëndë për shkak të virusit të popullarizuar, ndërsa nuk mundi t’i mbijetonte.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Cimës, kurse postimet e shumta të të famshmëve nuk kanë munguar.

Vlen të përmendet se aktori ka qenë dhe do të mbetet ndër humoristët më të dashur për publikun e gjerë.

Miku i tij dhe kolegu, Sabri Fejzullahu, me të cilin ka realizuar disa skeçe, e ka vënë fotografinë në profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa shumë kolegë dhe ndjekës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Nuk kanë munguar edhe postimet nga të famshmit e tjerë si Bes Kallaku, Yll Limani, Ledri Vula, Lyrical Son dhe Rina Bala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme