Artistët shqiptarë shprehin ngushëllime për vdekjen e këngëtares Violeta Regjepagiqi

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta këngëtarja dhe gazetarja e njohur Violeta Regjepagiqi.

Artistja tashmë e ndjerë, ka lënë gjurmë të mëdha në skenën muzikore e po ashtu edhe në fushën e gazetarisë.

Rexhepagiqi shquhej për ekstravagancë dhe avangardë që në vitet 1980, si në muzikë e ndër tjerash edhe në modë.

Të pikëlluar nga ky lajm kanë ngelur edhe shumë nga ata që punuan dhe e njohën nga afër Violetën, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Eliza Hoxha

Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoj që liria nisë me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se cfarë synon të jesh. Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi.Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!

Rona Nishliu

“Shumë e dashun Viki, lajmi që na le, është lajmi më i hidhun për mua këto vite, për shumë arsye. Mbetesh inspirim i imi, për shpirtin e lirë, guximin dhe mendjen plotë! Si ti nuk do të ketë kurrë. Të dua shumë. Bashkë me Krenare Rugova të kemi pasë në krijimin më të dashur dhe të kam mbajtë me vete në shumë udhëtime të tjera”.

Gili

“Rrallë lindin artiste si ti Viki!Lamtumirë.

Tuna Sejdi

“Pusho e qetë”.

Të ngjashme