Artisti i njohur botëror poston për Ditën e Pavarësisë: Vajzat e Kosovës po marrin botën në duar

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Duket se DJ e producenti i famshëm, Diplo, ka dëshirë tashmë të shoqërohet vetëm me vajzat tona kosovare.

Ai bëri këngën për botërorin në futboll me Era Istrefin, ndërsa Dua Lipa i ka sjellë për herë të parë në karrierë një çmim ‘Grammy’, pasi bashkëpunuan për këngën ‘Electricity’.

Ndërsa Diplo është një nga miqtë më të ngushtë të Rita Orës, tash e shumë vite prej kur Rita u shndërrua në një yll botëror.

Në Instagramin e tij mund të shohim shumë shpesh foto të vajzave nga Kosova, ndërsa edhe komentet nga ana e tij nëpër fotot që ato postojnë nuk janë të rralla.

Me këtë rast, Diplo ka vendosur që dje, kur Kosova ka festuar 11-vjetorin e Pavarësisë, ai të urojë me një fotografi ku shihet bashkë me Era Istrefin ndërsa në përshkrimin e fotos ka shkruar: “Vajzat kosovare po e marrin botën në duar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme