Artisti i njohur shtrohet në spital

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Muzikanti legjendar Jerry Lee Lewis, është duke u shëruar pasi ka pësuar një goditje të vogël në zemër gjatë kësaj jave.

Një përfaqësues i këngëtari 83-vjeçar tha se Jerry pësoi goditje në natën e së enjtes por është më mirë dhe po planifikon të kthehet në punës.

“Ai është me familjen e tij, duke u rikuperuar në Memphis. Mjekët po presin një rimëkëmbje të plotë”, tha Zack Farnum për People.

“Jerry shpreson të kthehet së shpejti në studio për të incizuar këngë të reja. Familja e tij kërkon privatësi gjatë kësaj kohe. Lutjet e juaja i vlerësojmë”.

Të ngjashme