Artisti që gjurmon kujtimet e përditshmërisë

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Në formën e një serie, kur vizitori i sheh njërën pas tjetrës, veprat e Artan Hajrullahut gati se e ndërtojnë një rrëfim të vetëm. Sekuenca të përditshmërisë, të realizuara në teknika të kombinuara, në shikim të parë janë krejtësisht të thjeshta.

Por ato bartin peshën e një jete të tërë, për të cilën duket se artisti ka një dozë të madhe nostalgjie.

Të tilla janë veprat e tij të ekspozuara rishtas në kryeqytet, në një ekspozitë kolektive që ndan edhe çmim arti. Por në përgjithësi e gjithë krijimtaria e artistit të lindur në Gjilan, më 1979, preokupohet me tema të jetës së përditshme e nostalgjisë.

Hajrullahu ka kryer studimet master për pikturë në Universitetin e Prishtinës. Ka marrë pjesë në disa konkurse arti, prej të cilave ka dalë edhe fitues, e po ashtu në biografinë e tij listohen ekspozita të ndryshme në vend e jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme