Ashley Graham bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ashley Graham dhe Justin Ervin janë bërë prindër!

Modelja e famshme botërore dhe partneri i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, më 18 janar.

“Në orën 6:00 të së shtunës jeta jonë ndryshoi për të mirë”, shkroi Graham në një postim në InstaStory. “Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të mrekullueshme”.

Graham zbuloi se po pret një djalë në shfaqjen “The Ellen DeGeneres” në nëntor. “Unë kam një djalë! Unë do të jem nënë e një djali”, njoftoi ajo para audiencës.

Ndërkaq, 32-vjeçarja njoftoi se ishte shtatzënë më 14 gusht përmes rrjeteve sociale.

Graham nuk ka qenë e frikësuar të tregojë trupin e saj gjatë shtatzënisë. Përveç shumë gjërave që solli në Instagram, duke punuar përpara se të mirëpresë djalin, ajo është bërë edhe më e komentuar me postimet paksa ngacmuese.

Modelja me linja të bujshme mes tjerash tregoi se ka shtuar edhe 22 kilogramë në shtatzëni, duke shkruar: “Kam shtuar 22 kilogramë. Dhe çfarë është më e mira, nuk më intereson. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë dhe jam aq mirënjohëse sa trupi im dhe djali im më kanë lejuar të jem aq e lëvizshme dhe fleksibile sa kam qenë më parë”./T 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme