Aurela Gaçe në zi, humb njeriun e dashur

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Familja e këngëtares, Aurela Gaçe është në zi pasi gjyshi i bashkëshortit të saj është ndarë nga jeta.

Si ajo ashtu dhe vajzat e saj kanë qenë tepër të lidhura me të dhe humbja e tij i ka trishtuar shumë.

Këngëtarja ka ndarë një foto krah tij, duke i bërë edhe një dedikim prekës. Ajo shkruan se vajzat e saj e thërrisnin “gjysh” si babai i tyre, Skerdi.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”- shkruan Aurela krahas fotos

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme