Aurela Hoxha shpjegon “urrejtjen” ndaj njerzve të shëmtuar

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e saj gjatë intervistës në “Pop Culture” bëri thuajse xhiron e gjithë medias shqiptare! Sepse ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Aurela Hoxha gjatë bisedës me moderatorin Kelvi Kadilli, u shpreh hapur se i kishte fobi njerëzit e shëmtuar, por sigurisht që kjo u shpreh në kontekstin e caktuar të bisedës në studio, pa interpretimet e tjera shtesë që iu bën më pas në media dhe zhurmën që ajo shkaktoi.

Kanë kaluar disa ditë prej momentit kur ajo u komentua gjatë, por vetëm sot Aurela ka zgjedhur që të bëjë një sqarim publik në sytë e gjithë ndjekësve të saj virtual, por edhe gjithë fansave të saj. Përmes një fotoje, modelja ka zgjedhur të flasë edhe për këtë çështje duke u shprehur se: “Pra njerëz të mirë, e kam fjalën për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”.

Dhe mendojmë se me kaq, Aurela i sqaroi të gjithë lidhur me deklaratën që shkaktoi jo pak zhurmë në median shqiptare! Ishte i pritshëm si reagim!

Të ngjashme