Aurela Hoxha: Shqipëria nuk më ofron asgjë!

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 10:43 | Nga

Aurela Hoxha, një modele karriere dhe blogere e modës, e ka një zgjidhje për t’u ndjerë vetvetja.

E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ajo ka thënë se Shqipëria nuk ta ofron këtë gjë, e ndaj preferon të shkojë vazhdimisht jashtë shtetit.

“Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dali kështu!”

E pyetur se çfarë bën në rastet kur patjetër i duhet të jetë në Shqipëri, ajo ka shtuar duke qeshur “Përpiqem t’i evitoj vendet publike.

“Frekuentoj ambientet e punës më së shumti, sepse jo gjithnjë ia del të jesh në formë. Zgjidhje mund të jetë edhe një kafe turke me mamin, në shtëpi, pse jo! Prandaj edhe i dua vendet jashtë, aty ku njerëzit, të famshëm dhe jo, janë të gjithë të lirë”, ka thënë Hoxha.

https://www.instagram.com/p/BLf-hHYhTwa/?taken-by=hoxha_aurela

View this post on Instagram

#aurelahoxhabyaurelahoxha ?

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme