Autori i ‘’The woman in the window’’ gënjeu se vuan nga kanceri në tru

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Dan Mallory, autori i librit më të shitur ”The woman in the window”, (Gruaja në Dritare) ka pranuar se ka gënjyer se vuan nga kanceri në tru.

Mallory, i cili shkroi trilerin nën pseudonimin AJ Finn, tha se ai pretendonte se kishte pasur kancer si një mënyrë për të fshehur betejat e tij me çrregullime bipolare.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi një profil i New Yorker e akuzoi atë për një histori gënjeshtrash për jetën e tij personale.

Autori amerikan i tha revistës se nuk kishte asnjëherë qëllim për të përfituar nga vullneti i mirë i dikujt tjetër.

Mallory ishte redaktor librash, para se romani i tij debutues,  ”The woman in the window” (Gruaja në Dritare)  të publikohej në janar të vitit 2018.

Ky roman debutoi në numrin një në listën më të mirë të shitësve të New York Times.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme