Ava Max flet shqip në televizionin gjerman

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Ava Max është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme me origjinë shqiptare.

Ajo është një ndër emrat më të njohur të muzikës në botë, por megjithatë ajo vazhdimisht ka treguar në intervista dhe paraqitje të ndryshme se ajo është shqiptare.

Këtë e ka bërë edhe së fundmi në një intervistë me televizionin gjerman “ZDV Vole Kanne”, Në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me knaqësi të fliste shqip.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:

“Edhe je shumë e bukur!”

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”- tha Ava duke qeshur.

Të ngjashme