Ava Max lanson këngën e re “My Head & My Heart”

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç paralajmëroi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, sot (e enjte) lansoi këngën e re.

“My Head & My Heart” titullohet kënga e re e saj, të cilën e ka publikuar vetëm në versionin ‘audio’.

Kënga vjen pas albumit të saj debutues “Heaven and Hell”, që e solli në muajin shtator.

Projekti tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të Ava Max në platformën e popullarizuar, YouTube.

Me t’u publikuar, kënga u prit mirë dhe mori klikime të shumta marrë parasysh se Amanda Koci (emri i vërtetë) është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer viteve të fundit.

“Heaven and Hell” u rendit si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër sivjet në platformën Spotify, duke shënuar një tjetër sukses të madh të artistes shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme