Aventura e re kozmike e Roland Emmerich më në fund fillon të jetësohet

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Roland Emmerich qysh në vitin 2016 e zgjodhi projektin e vet të ri, regjinë e filmit fanta-shkencor “Moonfall”, për të cilin e shkroi skenarin, ndërsa pas pothuajse tre vjetëve kemi edhe lajme të reja për të .Shumë shpejt pasi që në vitin 2016 e pamë vazhdimin e shumëpritur të versionit të tij të “Independence Day”, të titulluar “Resurgence”, Emmerich për projektin e tij të ri e zgjodhi një tjetër aventurë kozmike.

Regjisori i famshëm ka vendosur ta marrë filmin “Moonfall”, i cili do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Cannes dhe është një nga projektet më të mëdha që do të ofrohen aty. Skenarin e ka shkruar me Harald Kloser dhe Spencer Cohen, ndërsa ngjarja flet për një ekip të astronautëve, përndryshe individëve të dëbuar, i cili duhet të aterrojë në Hënë dhe të kthehet në orbitën e Tokës nga e cila u lansua nga një forcë e panjohur.

Tani sinopsisi zyrtar më në fund dihet dhe në të thuhet: Hëna. Ajo ka kontroll në netët, ditët, stinët, dhe baticat tona. Që nga fillimi i njerëzimit, fazat e saj kanë qenë një simbol i natyrës shpirtërore, njohurisë së brendshme dhe pavdekshmërisë sonë. Deri më sot. Pa kurrfarë paralajmërimi një forcë e panjohur e largoi Hënën nga orbita e Tokës që është arsyeja se pse Hëna tani ndodhet në një trajektore vdekjeprurëse drejt Tokës. Vetëm disa javë përpara përplasjes vdekjeprurëse në hapësirë dërgohet ekipi i cili duhet të aterojë në sipërfaqen e saj dhe ta shpëtojë planetin tonë. Por së pari, ata duhet të përballen me një forcë të panjohur…

“Moonfall” është në para-produksion dhe planifikohet të shfaqet në kinema në tremujorin e parë të vitit 2020. Ende nuk dihet se kush do të luajë në film.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme