Azet dhe Albi publikojnë projektin e ri “Zwei”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Azet është njëri nga reperët që po cilësohet si nga më të dëgjuarit në tregun gjerman.

Reperi me prejardhje nga Podujeva, për një kohë të shkurtër nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale, ndërsa tani ka filluar të publikojë disa projekte të reja.

Derisa po bëhet gati për albumin e ri, Azet si duket ka vendosur që të publikojë disa bashkëpunime.

Ishte fillimisht “Faje”, i cili erdhi me këngëtaren Dhurata Dora, ndërsa tani ai ka sjellë edhe një duet tjetër.

Bëhet fjalë për reperin Albin, të cilët së bashku sollën këngën “Zwei”, për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre.

Nën përkujdesjen e producentit Lucry, kënga deri më tani ka arritur mbi 700 mijë klikime në platformën YouTube. 

Të ngjashme