Azet lanson këngën e re “Unë jam”

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Viti 2021 ka qenë mjaft produktiv për reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.

Ky i fundit deri më tani për pak muaj ka lansuar një sërë projektesh e bashkëpunimesh me emra të njohur.

Ai kësaj radhe ka prezantuar këngën e re “Unë jam”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Miksimi e masterizimi i këngës u bë nga Lex Barkey dhe Niklas Neumann, ndërsa producent ishin Lucry dhe Suena.

Të plotë mund ta gjeni edhe në YouTube në kanalin zyrtar të KMN Gang.

Krahas projekteve në gjuhën gjermane, Azet disa të tilla i ka sjell edhe në shqip që tanimë janë shndërruar në hite të mëdha.

Të fundit në shqip “Fajet” e solli gjatë verës së kaluar në bashkëpunim me artisten Dhurata Dora. 

Të ngjashme