Babai i Aviciit: Nuk besojmë se vetëvrasja e tij ishte planifikuar

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Babai i Avicii, Klas Bergling, nuk beson se i biri i tij DJ kishte planifikuar të bënte vetëvrasje.

Muzikanti 28-vjeçar suedez – emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling – u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, më 20 prill 2018, ndërsa familja e tij më vonë konfirmoi se ai ia kishte marrë jetën vetes.

Megjithatë, në një intervistë të re me CNN, Klas tha se vdekja e parakohshme e yllit kishte ndodhur për shkak të një numri faktorësh, duke përfshirë orarin e ngarkuar që “e nxori atë jashtë kontrollit”, dhe e krahasoi vetëvrasjen me një “aksident trafiku”.

“Teoria jonë nuk është se ai e planifikoi këtë vetëvrasje – më shumë ishte si një aksident trafiku. Shumë gjëra ndodhën dhe erdhën në të njëjtin stacion, le të themi kështu, dhe e nxorën atë jashtë kontrollit”, shpjegoi ai.

“Nëse jeni shumë të lumtur ose jashtëzakonisht i lumtur, nuk është aq larg të jeni të palumtur… gjërat e vogla mund t’ju bëjnë të pikëlluar ose t’jua çrregullojnë ekuilibrin dhe mendoj se kjo është ajo që ndodhi.

“Si një DJ apo një artist duhet të bëni shumë gjëra që nuk doni t’i bëni, dhe në fund kjo e merr një pjesë tuajën. Ajo merr shumë nga këta njerëz – udhëtimi, pritja në aeroporte, netët e vona”.

Klas gjithashtu reflektoi për marrëdhënien e ngushtë që e kishte me djalin e tij, i cili u bë një emër i njohur në industrinë e muzikës falë hiteve si “Wake Me Up”, “Hey Brother” dhe “Levels”, shkruan KOHA Ditore.

“Kur ishte në situatë të keqe ai gjithnjë më telefononte. Flisnim shumë për mendimet e tij rreth jetës, mendimet e tij rreth meditimit, dashurisë… kemi pasur bisedime të gjata, shpesh një orë apo më shumë, mbi oqean”, buzëqeshi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme