Babai i Britney Spears, Jamie pezullohet nga roli i kujdestarit

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Britney Spears ka shumë arsye për t’u gëzuar pasi siguroi një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë.

“Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo.

Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel.

Rreth 200 deri në 300 #FreeBritney mbështetës të të gjitha moshave u mblodhën jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Angeles, Kaliforni për të shprehur mbështetjen e tyre për këngëtaren.

Nën një prani të madhe të policisë që bllokoi rrugën, thirrjet jashtë gjykatës i bënë jehonë Pennyt të ‘bënte gjënë e duhur’ për të çliruar Spears plotësisht nga i ati.

Të ngjashme